A ju pengon zhurma në punë?

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Zonat e hapura në punë krijojnë shpesh mjedise të zhurmshme. Lënia e dyerve të zyrave hapur apo lënia e mjediseve të punës pa mure ndarëse shpesh janë mënyra për të inkurajuar bashkëpunimin dhe transparencën në punë.

Por këta faktorë gjithashtu mund të çojë në mjedise zyrash të zhurmshme të cilat ndikojnë negativisht në produktivitetin e punonjësve.

Vini re disa mënyra për të shmangur zhurmat e tepërta dhe për të qenë të përqendruar në punën tuaj:

1. Vendosni kufje. Muzika mund të jetë një element i cili mund t’ju shkëpusë nga zhurma e krijuar në zyrë dhe t’ju krijojë një gjendje të këndshme për tu përqendruar.

2. Bëni kujdes. Edhe vetë ju mund të jeni gjenerues zhurmash duke shqetësuar të tjerët. Mos harroni sa herë bie telefoni juaj, biseda në telefon apo biseda me ndonjë kolegun tuaj krijon zhurmë për të tjerët përreth.

Të ngjashme