Ka një mënyrë më të mirë për të tharë telefonin që ka rënë në ujë

Prishtinë | 12 Nën 2023 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë kemi dëgjuar se nëse telefoni bie në ujë e fikni atë dhe e fusni në një qese më oriz dhe ai rregullohet.

Por ka një mënyrë tjetër më efikase për ta bërë këtë. Kompania për prodhimin e telefonave, Gazelle ka kryer disa teste dhe ka ardhur në përfundim se më efikas në shpëtimin e telefonit është materiali i cili u shtrohet maceve në strofullin e tyre.

Ky material është më absorbues se sa orizi dhe ka dhënë rezultate shumë më të mira në këtë drejtim.

Po ashtu, rezultate më të mira se orizi kanë dhënë edhe silica gel, kuskusi dhe tërshëra të cilat kanë qenë shumë më të mira në absorbimin e lagështisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme