Kafshët mund të ndihmojnë njerëzit e sëmurë mentalisht

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Ka shumë dëshmi që nga mbajtja e kafshëve në shtëpi përfitojmë shumë, por studimi i fundit ka gjetur se kafshët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e përditshëm të sëmundjeve mendore.

Kur njerëzit me sëmundje të rëndë mendore janë pyetur se çfarë i ndihmon ata të menaxhojnë gjendjen e tyre, shumë prej tyre kanë thënë kafshët.

Në një studim të publikuar nga ‘BMC Psychiatry’ 60% e të të anketuarve i kanë vendosur kafshët në rendin e parë për ndihmesë, ndërsa vetëm 40% i vendosën në vendin e dytë.

Gjatë intervistave me pjesëmarrësit, studiuesja Helen Brooks nga Universiteti i Mançesterit dhe kolegët e saj zbuluan se kafshët i kanë ndihmuar njerëzit me probleme mendore të menaxhojnë ndjenjat e tyre.

Ata gjithashtu kanë gjetur se kafshët kanë një rëndësi të veçantë për njerëzit që kishin marrëdhënie të kufizuara apo të vështira me njerëz të tjerë.

Megjithatë, ajo ka shtuar se duhet bërë hulumtime të reja për të kuptuar hendekun mes mirëqenies së njeriut dhe të kafshëve, veçanërisht për njerëzit që luftojnë për t’u kujdesur për veten e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme