Kaq ujë duhet të pini nëse dëshironi të dobësoheni

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Uji ndihmon të përshpejtojmë metabolizmin kur dëshirojmë të humbim kilogramë.

Për ta shpejtuar metabolizmin duhet të pini rreth 2.5 litra ujë gjatë një dite.

Hulumtimet kanë treguar që nëse rritni konsumimin e ujit për 1.5 litra në bazë ditore gjatë vitit do të shpenzoni 17.400 kalori më shumë ose nëse e shndërrojmë në kilogramë, rreth 2.25 kg.

Nëse dëshironi të përshpejtoni metabolizmin përmes ujit, uji që pini le të jetë i ftohët.

Sa ujë duhet të pini gjatë kohës së ushtrimeve?

Verës ose gjatë kohës së ushtrimeve nënkuptohet që do të pini më shumë ujë.

Rreth dy orë para ushtrimeve pini 2-3 gota ujë dhe kështu do të jeni të sigurt që nuk do të dehidroni gjatë kohës së treningut.

Jashtë kohës së ushtrimeve duhet të pini një gotë ujë çdo 15 minuta, dhe pas ushtrimeve edhe 2 ose 3 gota.

Të ngjashme