Karakteristikat e një nëne perfekte

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Universiteti Harvard nxjerr për të gjitha nënat 7 karakteristikat kryesore që do t’i bëjnë të jenë perfekte, duke bërë të mundur rritjen e fëmijëve të edukuar.

• Kaloni kohë me fëmijën tuaj. Nëse fëmija bën gjeste jo të mira shpesh përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj. Prandaj ju duhet të kaloni kohë me të dhe t’i mësoni atij gjëra të rëndësishme. I bëni pyetje, tregoni gjëra, e lavdëroni për diçka që ka bërë etj.

• Bëhuni një shembull i qëndrueshëm për të. Nuk ka si të përcillet tek fëmija një vlerë tek e cila nuk besohet.

• Prioriteti i respektit ndaj tjetrit. Fëmija duhet të mësojë të respektojë të gjithë njerëzit dhe jo vetëm familjarët e tij. Ai duhet të dijë se çfarë ndikimi ka sjellja tek të tjerët.

• I jepni besim dhe e mësoni të mbajë përgjegjësi. Besimin mund t’ja jepni duke filluar me një punë shtëpie dhe këtu nuk jemi duke folur vetëm për vajzat! Fëmija duhet të mësojë të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. duke kuptuar se i përket këtij komuniteti dhe duhet të përgjigjet në mënyrën e duhur.

• E shtyni të shikojë më larg se vetja e tij. Ai duhet patjetër të dojë dhe vlerësojë veten e tij, por edhe të kuptojë se jashtë shtëpisë së tij ka një botë dhe persona të tjerë.

• I jepni mundësinë të marrë përgjegjësi për jetën e tij. Besimi dhe komunikimi i mirë që një fëmijë ka me nënën e tij do të bëjë të mundur që ai të veprojë në mënyrën e duhur gjatë jetës së tij. Pra i jepni mundësinë atij të shprehet gjithmonë me ju.

• E ndihmoni të identifikojë ndjenjat dhe të zhvillojë vetëkontrollin. Kur flasim për karakter të fëmijës nuk nënkuptojmë që nuk duhet të ndërhyjmë aspak në jetën sociale të fëmijës. Ju duhet ta bëni këtë për të ndihmuar fëmijën të identifikojë ndjenjat e tij dhe për pasojë të mësojë si t’i shprehë. Kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin e vetëkontrollit të fëmijës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme