Katie Price në pritje të fëmijës së gjashtë?

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Katie Price ka krijuar thashetheme të shtatzënisë pasi ndau një fotografi në Instagram bashkë me të dashurin e saj i cili shihet teksa ka vendosur dorën në stomakun e saj.

Modelja 41 vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, ishte pjesë e dasmës së një prej miqve të Boyson në fundjavë, nga ku edhe postoi foto.

Price ishte veshur me një fustan të zi duke vënë në pah pak barku.

Shumë ndjekës komentuan duke e pyetur nëse ajo është shtatzënë.

Price tashmë është nënë e 17 vjeçarit Havery, babai i së cilës është Dwight Yorke, djalit 14 vjeçar Junior dhe Princess 12 vjeçare me Peter Andre dhe djalin pesëvjeçar Jett si dhe katërvjeçaren Bunny me ish të dashurin Kieran Hayler.

Vetëm një muaj më parë, një përfaqësues i Price mohoi thashethemet se ishte shtatzënë pasi kishte postuar një fotografi pothuajse të tillë.

Të ngjashme