Keni probleme me veshkat? Atëherë mos e përdorni këtë erëz

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç.

Tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë.

Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat.

Diabet

Majdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak në mënyrë tl kujdesshme nëse keni diabet, para se të përdorni majdanoz.

Edema (mbajtja e ujit në trup)

Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu në zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup).

Sëmundje të veshkave

Mos merrni majdanoz nëse keni sëmundje të veshkave. Majdanozi përmban substanca kimike që mund të përkeqësojnë sëmundjen e veshkave.

Doza e duhur e majdanozit varet në disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi.

Të ngjashme