Keni thyer dorën? Ushtrojeni tjetrën që të ruani masën muskulare

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

Në qoftë se keni thyer dorën ndonjëherë dhe ju është dashur që të mbani protezë për disa jave, jeni të njohur me humbjen e muskujve dhe të fuqisë pasi keni larguar protezën.

Shumica e njerëzve nuk bëjnë shumë ushtrime përderisa dora e lënduar është duke u shëruar dhe kanë probleme me muskujt.

Një studim i ri ka treguar se një strategji e mirë mund të jene ushtrimet e dorës tjetër.

Autori Justin Andrushko ka realizuar hulumtimin me 16 studentë, të cilët kanë mbajtur proteza në njërën dorë për katër javë, përderisa disa prej tyre kanë ushtruar vazhdimisht dorën tjetër.

Pas matjeve të realizuara në fund, rezultatet tregojnë se ata studentë të cilët kishin zhvilluar ushtrime kanë ruajtur edhe fuqinë edhe volumin e muskujve në dorën e lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme