Kërpudhat mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kërpudhat mund të forcojnë sistemin tuaj imunitar, sugjeron një studim.

Shkencëtarët zbuluan një përzierje të veçantë të shiitake, reishi dhe maitake mund të rritin reagimin e qelizave të bardha të gjakut, transmeton Klan Kosova.

Nga Universiteti Griffith, Queensland, shkencëtarët zgjodhën tre lloje të kërpudhave të disponueshme tregtare me nivele të larta beta-glukane.

Beta-glukanet janë një lloj i karbohidrateve që gjenden në muret qelizore të kërpudhave.

Ato janë edhe në ushqime të tjera si tërshëra.

Kur gëlltitet, sistemi imunitar i sheh beta-glukanët si të huaj, duke stimuluar një mbrojtje të ngritur kundër patogjenëve, thonë shkencëtarët australianë.

Studimet kanë treguar që beta-glukanët mund të ulin kolesterolin në gjak, dhe për këtë arsye mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekzistojnë gjithashtu dëshmi që karbohidratet rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe stimulojnë sistemin imunitar.

Të ngjashme