Këshilla kundër plakjes së lëkurës

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Po kërkoni për mënyra se si të parandaloni rrudhjen e lëkurës? Kjo mund të jetë zgjidhja që ju kishte munguar.

Në një kërkim për të gjetur mënyrën më të duhur që mund të eliminojë apo edhe parandalojë plakjen e lëkurës janë pikërisht suplementet e kolagjenit.

Si funksionojnë?

Kolagjeni është një proteinë e cila prodhohet nga organizmi ynë për ta ndihmuar atë të qëndrojë i shëndetshëm dhe plot jetë.

Kur jeni të rinj, kolagjeni përbën 80% të lëkurës suaj, por në mes të 20-tave trupi fillon të prodhojë gjithnjë e më pak.

Dhe këtu lëkura fillon të humbasë elasticitetin e saj duke krijuar rrudha dhe gjallërinë dhe ngjyrën e njëtrajtshme.

Këto suplemente janë të dizajnuara që të rrisin natyralisht nivelin e kolagjenit në trupin tuaj.

Duke arritur këtë, trupi juaj fillon e të duket më i ri, duke eliminuar krijimin që në moshë të herët të rrudhave apo vizave të thelluara.

Konsumimi i vitaminave me kolagjen ju ndihmon dhe për të patur flokë, thonj dhe nyje të forta dhe të shëndetshme.

Këto vitamina ju mund t’i gjeni në formën pilulave por edhe mund të konsumoni ushqimet e pasura me këtë substancë.

Antocianidina

Frutat e pasura me bioflavonoidinë dhe antocianidinë mbështesin indet lidhore dhe fibrën e kolagjenit.

Ato gjenden në ushqimet me ngjyrë të kuqe ose vjollcë siç janë qershitë, manaferrat dhe boronicat e kuqe.

Antocianidina rrit nivelet e vitaminës C në qeliza, mbron kundër dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalon shkatërrimin e kolagjenit në lëkurë.

Ushqyesit e nevojshëm

Vitamina C dhe bakri janë të rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe riparimin e indeve.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë C siç janë kivi, brokoli, sallata e ujit, portokalli, speci, pjepri dhe lulerradhiqe.

10 ushqimet më të mira që përmirësojnë kolagjenin në lëkurë në mënyrë natyrale: Lakra, Produktet e sojës, Frutat dhe perimet e kuqe, Fasulet, Karrotat, Arrat dhe farat e linit, Ullinjtë e zinj ose jeshilë, Limonët dhe portokallet, Avokado dhe Mishi i gjeldetit.

Sigurohuni që këto ushqime të jenë pjesë e dietës suaj për një lëkurë rinore. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme