Këshilla për lehtësimin e kollitjeve

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 13:40 | Nga

Ndonëse kollitjet nuk duhet lënë pa u trejtuar ngaqë mund të përkeqësohe, janë disa ilaçe shtëpiake që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre.

Mjalti
Të gjithë i dimë vetitë e mira të mjaltit prandaj e bëjnë një alternativë mjekësore mjaft të mirë për shëndetin tonë, dhe kjo dhe në rastin e kollës. Dy lugë mjalti i tresni në një gotë me qumësht për fëmijën tuaj. Për rezultate të mira ajo duhet të pihet çdo darkë para se fëmijët të flejnë për 5 ditë rresht.

Banja e ngrohtë
Banja me ujë të ngrohtë të ndihmon të djersish, dhe të lehtëson rrugët e frymëmarrjes. Për këtë arsye gjatë ditës fëmijëve duhet t’i bëni dy herë në ditë banjë me ujë të ngrohtë për të lehtësuar simptomat e kollës.

Uji
Uji është aleati më i mirë i kollës tek fëmijët pasi nuk e lë fytin të thahet. Do të ishte mirë për fëmijët që të pinin sa më shumë ujë, rreth 8 gota në ditë. Sigurisht për lehtësimin e kollës nuk përjashtohen as çajrat e ndryshëm sidomos ai me xhinxher.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme