Këshilla për lëkurë më të mirë

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 07:29 | Nga Ekonomia Online

Hidratimi dhe përzgjedhja e ushqimit të shëndetshëm.

Përveç përkujdesjes bazike si pastrimi, tonifikimi dhe ushqimi me krem në mëngjes dhe mbrëmje, efekt të madh për lëkurë të shëndetshme ka pirja e ujit me limon, por edhe përzierja e një luge çaji me kripë Himalaje që ndihmon lidhur me marrjen e mineraleve.

Kur vëreni se lëkura juaj përnjëherash është duke filluar të prishet, mendoni nëse keni lënë pas dore rutinën tuaj apo ndoshta duhet të ndryshoni atë.

“Kur lëkura fillon të më prishet, unë pi më shumë ujë, bëj eksfolim dy herë gjatë vitit dhe u qëndroj larg maskave që kanë në përbërje sheqer”, thotë Gabriette Bechtel, modele dhe vallëzuese.

Provoni të përdorni produkte krejtësisht natyrale

Ndonjëherë përbërësit e shumtë në produktet kozmetike vetëm e acarojnë lëkurën. Provoni të përdorni produkte të linjave krejtësisht natyrale. Edhe masazhi i lëkurës me vaj mund të ketë rezultate të pabesueshme.

Mos u bazoni te çmimi i produkteve

Çmimi i lartë nuk garanton gjithmonë cilësi të mirë. Ndonjëherë edhe produktet ekonomike mund të kenë vlera të njëjta apo edhe më të mira për lëkurën tuaj.

Krijoni vetë kokteje prej produkteve kozmetike

Nëse keni lëkurë shumë të thatë, mund të shtoni pak vaj kokosi apo gjalpë shea, në kremin ushqyes të përditshëm, mund të ja jap lëkurës suaj yndyrën për të cilën ajo ka nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme