Këshilla për reduktimin e stresit

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Përballja me stresin është diçka që pothuajse të gjithë ne duhet të kalojmë. Stresi nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Ndonjëherë mund t’ju ndihmojë të bëni veprimet e duhura.

Megjithatë, në këtë artikull e kemi fjalë për llojin e keq të stresit. Ai që ju jep dhimbje koke dhe ju shkakton shqetësime, si dhe do ju tregojë disa këshilla për t’ju ndihmuar të reduktoni stresin.

Pra, çfarë shkakton stres? Mund të jetë për shembull kërkesë shumë e madhe në vendin e punës. Ballafaqimi me stresin në punë mund t’ju shkaktojë që të ngadalësoni ritmet e punës, jo vetëm kaq, ai mund t’ju ndjekë në shtëpi dhe mund t”ju shkaktojë probleme me familjarët tuaj. Meqë stresi mund të shkaktojë si dëmtime mendore ashtu edhe fizike, është në interesin tuaj që të mësoni se si të merreni me të.

Një mënyrë është të pyesni veten, “Çfarë mund të bëj në këtë çast për ta bërë këtë situatë më mirë?” Disa njerëz stresohen kur ngelin në trafik. Kjo mund të zgjidhet duke kuptuar se nuk ka asgjë në dorën tuaj që ta bëjë situatën më mirë. Stresi në këtë rast nuk do t’ju ndihmojë kështu që pse duhet të stresoheni?

Po për stresin në vendin e punës? Përderisa jeni duke bërë gjithçka që mundeni brenda limiteve tuaja, pse stresoheni për ndonjë gjë tjetër? Shumica e njerëzve stresohen për gjërat që ata nuk kanë nën kontroll. Kur fokusoheni vetëm në gjërat që mund të ndryshoni, do të keni shumë më pak gjëra në mendjen tuaj. Kur ju keni shumë më pak gjëra në mendjen tuaj, ju do të keni shumë më pak stres.

Ka shumë mënyra të tjera të menaxhimit të stresit duke bërë joga, meditim, stërvitje. Shmangni kafeinën, alkolin dhe nikotinën. Mundohuni të flini më shumë, provoni teknika relaksimi si dhe mund të flisni me dikë, të cilit i besoni për problemet tuaja.

Nëse keni stres në vendin e punës ose në shtëpi, mbani mend se nuk ka asnjë vlerë të stresoheni për gjërat, që nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar. Fokusohuni vetëm tek gjërat që mund të ndryshoni dhe ju do të mund të shmangni stresin e pakuptimtë.

Mos u ankoni gjatë gjithë kohës sesa stres keni, por merrini gjërat me qetësi dhe zgjidhini me radhë. Çdo gjë do të rregullohet. Ndoshta jo brenda ditës, por duhet të dini se çdo gjë shkon në vendin e vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme