Këshilla për tenxhere dhe tiganë që zgjasin përjetë

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 17:07 | Nga

Kur enët e kuzhinës janë cilësore dhe mirëmbahen, mund të zgjasin përjetë.

Ndiqni gjithmonë instruksionet e përdorimit të prodhuesit për tu kujdesur për enët tuaja, ose mbani mend këto këshilla praktike.

Alumini. Tenxheret apo tiganët prej alumini, nuk duhet të lahen asnjëherë në pjatalarëse. Gjithmonë lajini me ujë të thjeshtë me larësin e enëve.

Nëse alumini mbulohet me një shtresë të zezë, pastrojeni me ujë dhe limon.

Hekuri. Gjithmonë lajini enët e paveshura me një furçë të lehtë, sipër së cilës keni vendosur një shtresë të hollë vaji, për të parandaluar krijimin e ndryshkut.

Bakri. Zhyteni fillimisht enën në ujë të ngrohtë, për të eliminuar ushqimin e djegur që mund të ketë mbetur aty. Lajeni në një tretësirë me ujë dhe larës enësh Rix, duke përdorur një furçë najloni.

Material që nuk ngjitet. Lajini, shpëlajeni dhe më pas thajini tiganët e rinj përpara përdorimit. Mirë është, që pjesa e brendshme e enës së re të sapo blerë, të fërkohet me një vaj vegjetal, si një formë për t’u kalitur. Largoni gjithë mbetjet e ushqimit të djegur nga sipërfaqet e enës me kujdes. Mos përdorni mjete metalike të kuzhinës mbi këto enë, pasi mund ti dëmtoni.

Inoksi. Lajini me dorë ose në enëlarëse. Me kalimin e kohës mund të formohen disa njolla/shenja në trajtë ylberi, por që mund të eliminohen me trajtimin e duhur dhe me shumë kujdes.

Nëse këto lloj enësh ekspozohen ndaj një nxehtësie, apo temperaturave të larta, mund të krijojnë disa njolla ngjyrë kafe në pjesën e jashtme të tyre, të cilat gjithashtu mund të eliminohen me trajtimin e duhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme