Kështu duhet të veproni kur shtypja e gjakut ju bie shpejt

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Sigurisht ju ka ndodhur që përnjëherë të ju bie shtypja e gjakut, por uji me kripë ose limonada janë ndihmë e mirë për këtë rast.

Shkak mund të jetë ndryshimi i motit, marramendja ose tjera e që zakonisht atakohen personat që veçse kanë probleme me shtypjen e gjakut, njofton Klan Kosova.

Ata që këtë problem zakonisht duhet të mbajnë me vete çokollatë, ndonjë ëmbëlsues ose ujë mineral apo ndonjë pije tjetër të gazuar.

Por mirë është që sa më parë të pihet edhe një kafe e fortë e zezë, sepse ajo është ndihma më e shpejtë në këto situata.

Limonada me sheqer gjithashtu është shumë e dobishme.

Efekt të njëjtë ka edhe pirja e kakaos, kafes dhe e çajit, pasi të gjitha mundësojnë ngritjen e tensionit.

Nëse vuani në mënyrë konstante nga tensioni i ulët është e këshillueshme që të bëni një vizitë te mjeku specialist, i cili do të mund t’ju japë një kurë më të saktë për problemin tuaj.

Të ngjashme