Këto ushqime largojnë thartirën nga lukthi

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Problemet me lukth apo thartirën në lukth mund t’i largoni me konsumimin e këtyre ushqimeve.

Tërshëra: Është bimë, e cila do të jetë aleate e përkryer në luftën kundër thartirës në lukth. Përmban minerale të shumta, acide të shumta yndyrore, fibra dhe karbohidrate. Për shkak të këtyre, tërshëra tretet ngadalë dhe është burim i vazhdueshëm i energjisë dhe ndikon pozitivisht në tërë sistemin e tretjes.

Xhenxhefili: Është jashtëzakonisht efikas në rastet e problemeve me lukthin, e veçanërisht ndikon në rastin e thartirës. Mund ta konsumoni të papërpunuar ose si shtesë në ushqim në supa, salca, sallata e madje edhe në pije.

Bishtajat: Janë karbohidrate të dendura ushqyese, që kanë shumë fibra, e për shkak të kësaj organizmi juaj i tretë lehtë ato. Kanë efekt stabilizues të nivelit të sheqerit në gjak. Studime të shumta kanë zbuluar që fasulja mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë si dhe llojeve të tjera të kancerit. Studimet gjithashtu kanë zbuluar që bishtajat kanë ndikim pozitiv në luftimin e thartirës në lukth.

Mollët: Përmbajnë një varg antioksiduese, të cilat i mbrojnë qelizat e organizmit nga radikalet e lira, por edhe që i ndihmojnë organizmit për të funksionuar në mënyrë normale. Tashmë është e ditur që molla ka ndikim të mirë në tretje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme