Kida nis punën për këngë të reja, vjen me poza tërheqëse nga një studio muzikore

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ajo gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive me prurje të reja muzikore.

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Orhidea Latifi, e cila solli një sërë projektesh të suksesshme e të pëlqyera nga publiku.

Derisa kanë kaluar tre muaj që nga publikimi i këngës “Edhe Sa”, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) duket se ka nisur punën për një projekt tjetër muzikor.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat se po punon në këngë të reja, pasi shfaqet tërheqëse nga një studio muzikore.

Në imazhet që ka ndarë nga studioja ku shfaqet përkrah Mixey, e njëjta thotë se janë duke përgatitur diçka së bashku.

Ndërkaq, komentet dhe reagimet nga fansat dhe miqtë që numëron në Instagram kanë qenë të shumta, të cilët mezi po presin për të të rejat e 23 vjeçares

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme