Kivit luftojnë astmën

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 23:43 | Nga Ekonomia Online

Kivit janë frutat e vogla dhe me shumë shije.

Po ashtu kivit kanë shumë përfitime shëndetësore pasi janë të pasur me vitamina C, vitamina E, folati dhe kaliumi, njofton Klan Kosova.

Ata gjithashtu kanë shumë antioksidantë dhe janë një burim i mirë i fibrave.

Sasia e lartë e vitaminës C dhe antioksidantët që gjenden në kivi mund të ndihmojë në trajtimin e njerëzve me astmë.

Një studim i vitit 2000 zbuloi se kishte një efekt të dobishëm në funksionin e mushkërive në mesin e atyre që konsumonin rregullisht frutat e freskëta, duke përfshirë kivit. Frutat e freskëta si kivi mund të reduktojnë vështirësitë tek fëmijët që kanë astma.

Kivit po ashtu ndihmojnë të humbni peshë, rrit sistemin imunitar, ndihmojnë shikimin etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme