Si të kërkoni falje nëse jeni vonë

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Çelësi për një “më fal që jam vonë” të suksesshme nuk është se si e thoni, por për çfarë kërkoni falje.Të qenit vonë është pjesë e jetës dhe gjithmonë është e sjellshme të kërkoni falje kur ndodh.

Por, çfarë e bën një kërkim falje të mirë? Psikologu Ron Friedman ka pyetur Peter Bregmanin, autor i librit “Four Seconds: All the Time You Need to Stop Counter-Productive Habits and Get the Results You Want” (Katër sekonda: Tërë koha që ju duhet për të ndalur zakonet kundër-produktive dhe marrë rezultatet që dëshironi).

Bregman ka shpjeguar se shumica e njerëzve kërkojnë falje për gjërat e gabuara kur janë vonë për diçka.

“Shumica e njerëzve do të kërkojnë falje dhe do të ofrojnë një arsyetim. ‘Më fal që jam vonë, por vetura…’, ‘Më fal që jam vonë, nuk kam pasur qëllim të vonona por…’”.

“Sidoqoftë, personi që qenë duke ju pritur për 20 minuta nuk është duke e përjetuar qëllimin tuaj. Ata janë duke e përjetuar ndikimin e rezultateve”, tregon Brigman.

Pra, në vend se të ofroni arsyetim për arsyen se përse jeni vonë, Bregman sugjeron të fokusoheni dhe të kërkoni falje për ndikimin që e ka pasur vonesa juaj apo problemet që i ke shkaktuar. Thoni diçka si: “Më fal shumë që më keni pritur”, apo “Më fal që të mora kohë më shumë se që ka qenë e paraparë”.

Nëse i tregoni të tjerëve se ju vjen keq që ua keni “keqpërdorur” kohën e vlefshme, atëherë kërkimi juaj i faljes do të tingëllojë shumë më i sinqertë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme