Koincidencë e madhe, gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një foto

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Kjo foto është realizuar në vitet e 50′, ku shihet gjyshi i Dua Lipës dhe ai i Rita Orës tek qëndrojnë ulur bashkë në një tavolinë.

Dua dhe Rita, dy këngëtaret që tashmë gëzojnë famë botërorë, flitet se nuk kanë raporte të mira mes vete, ndërkaq kjo fotografi tregon se familjet e dy këngëtarëve shqiptare, njiheshin qysh moti.

Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra flimave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ai poashtu ka punuar katër vite si përkthyes në Rilindje.

Ndërkaq, Seit Lita ka qenë historian e intelektuali i shquar në vitet e 70-ta, ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.

Fotografia është postuar në grupin Albanian Vintage Photogrpahy nga Nol Sahatçiu. / KultPlus.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme