Kolla, lemza dhe “zhurmat” e tjera të trupit, çfarë tregojnë

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 00:31 | Nga Ekonomia Online

Trupi ynë është një makineri e vërtetë, që funksionon 24 orë në ditë, që jeton dhe që bën zhurmë.

Por, organizmi shpesh lëshon tinguj të çuditshme, të zhurmshëm dhe ndonjëherë të fshehte. Ja çfarë janë ato dhe nga vijnë:

KOLLA – Vjen si pasoje e ajrit qe nxirret nga mushkëritë dhe bronket gjate një mekanizmi refleks për te larguar mikrobet, sekrecionet dhe elemente te tjerë te padëshirueshëm.

LEMZA – Lemza është një lloj shenje për te treguar irritimin e nervit frenik. Diafragma kontraktohet dhe nuk behet lëshimi ashtu si duhet duke shkaktuar rryma te mëdha ajri qe vijnë ne mushkëri.

GËRTHITJA E ZORRËVE – Në këto organe gjendjet një sasi e madhe ajri dhe ndërkohë që muskujt bëjnë një lëvizje të pavullnetshme për të tretur ushqimin, kur ky i fundit mungon krijohet zhurma.

GAZRAT – Ato fillojnë në zorrën e trashe dhe përfundojnë në fund të saj në anus. Aroma e pakëndshme shkaktohen nga bakteret e zorrëve.

TESHTIMA – Zhurma e teshtimës vjen si pasojë e kalimit të ajrit nga hunda dhe goja me një shpejtësi që arrin 200km/h. Mund te shkaktohet nga pluhuri, qimet e kafshëve, por edhe nga rrufa.

GËRHITJA – Shkaktohet nga vibrimi i gjuhëzës se vogël dhe qiellzës se bute gjate frymëmarrjes.

KËRCITJA E ARTIKULACIONEVE – Kjo zhurmë shkaktohet nga goditja e artikulacioneve që janë te zhytura ne lëngun sinovial. Ky lëng përmban edhe gaze të cilat kur lëvizin artikulacionet krijojnë disa flluska ajri që shkaktojnë dhe zhurmën e kërcitjes.

KËRCITJA E DHËMBËVE – Ndryshe quhet bruksizem dhe ndodh për shkak të një perkusioni (goditjeje) te pavullnetshme te dhëmbëve.

HAPJA E GOJËS – Ky në fakt është një fenomen ende i pashpjegueshëm, megjithatë një nga teoritë mbizotëruese është lidhja me një refleks zgjimi te pavullnetshme qe shkaktohet nga mungesa e oksigjenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme