Konflikti prindëror ndikon në emocionet e fëmijëve

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Prindërit argumentues mes vete, po sjellin fëmijët e tyre në një gjendje ku s’mund të identifikojnë një sërë emocionesh.

Sipas një hulumtimi të ri nga Universiteti i Vermontit, konfliktet janë dukshëm të dëmshme pasi ato bëjnë të rinjtë të paaftë të interpretojnë emocionet që nuk janë ekstreme, gjë e cila mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre në jetën e mëvonshme.

Kjo mendohet të jetë për shkak se këta fëmijë mësojnë të interpretojnë zemërimin e prindërve si një kohë për t’u tërhequr.

Fëmijët e ndrojtur janë veçanërisht të prekur nga konflikte të tilla, shton hulumtimi.

Edhe pse fëmijët e prindërve argumentues janë në gjendje të interpretojnë emocione ekstreme, shprehjet më delikate i kalojnë ato.

Mesazhi është i qartë: Konfliktet prindërore nuk janë të mira për fëmijët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme