Konsumimi i përditshëm i bulmetit redukton rrezikun nga sulmet në tru

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Konsumimi i djathit, jogurtit e qumështit mund të reduktojë rrezikun nga sulmet në tru deri në dhjetë për qind, sipas një hulumtimi të ri.

Studimi i madh, që përfshinte të dhënat nga më shumë se 400 mijë njerëz, ka sugjeruar se konsumimi më i madh i produkteve të bulmetit redukton rrezikun nga sulmet më të zakonshme në tru.

Për çdo gotë shtesë me qumësht që konsumohet në ditë, rreziku nga goditjet ‘ishemike’ (kur një mpiksje gjaku bllokon rrjedhën e gjakut dhe oksigjenit në tru) reduktohet për pesë për qind, ndërsa kur konsumohej jogurti reduktohej për nëntë për qind.

Hulumtimi u krye nga ekspertët e Universitetit të Oksfordit që kanë marrë të dhëna nga nëntë shtete evropiane, se çka hanë gjatë një viti, shkruan “DailyMail”.

Rezultati më i rëndësishëm ishte për ata që hanë shumë fibra, bashkë me fruta dhe perime, që po ashtu ishin më pak të rrezikuar nga sulmet. Por studimi ka treguar se bulmeti mund të jetë po aq i rëndësishëm, edhe pse opinioni është i ndarë për shkak të përmbajtjes së yndyrës në to.

“Njerëzit që konsumojnë ushqime bulmeti çdo ditë, kanë rrezik më të vogël të sulmeve ishemike, në përputhje me disa studime të mëparshme që kanë treguar se këta njerëz kanë presion të ulët të gjakut – rrezik i madh për sulmet në tru. Gjithsesi, rezultatet s’janë aq të fuqishme sikur ato për fibra, fruta e perime”, ka thënë Tammy Tong, udhëheqësi i studimit.

Studimi, i publikuar në “European Heart Journal”, ka treguar se konsumimi i 200 gramëve pemë e perime në ditë redukton rrezikun nga këto sulme për 13 për qind.

Debatin nëse vezët janë të shëndetshme apo jo për këtë rast vazhdon, me hulumtuesit që kanë gjetur se rreth 20 gramë në ditë vezë – reduktojnë rrezikun nga sulmet hemorragjike për 25 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme