Ku mund të lexoni libra shqip në Internet?

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Në krahasim me përmbajtjet e gjuhëve të tjera, dhe sidomos kur bëhet fjalë për libra,  përmbajtjet në gjuhën shqipe që mund të gjenden në internet janë shumë të kufizuara.

Mirëpo falë disa dashamirësve të librave, ne mund të gjejmë në internet një pjesë të bibliotekës shqiptare.

Edhe biblioteka publike “Marin Barleti” në Shkodër ka disa libra të dixhitalizuar:

Libroteka është platforma e parë në Shqipëri për tregtimin e librave elektronikë në gjuhën shqipe, në formate si PDF, ePUB dhe Web:

Një përdorues i Scribd ka ngarkuar në llogarinë e tij disa libra shqip mjaft interesantë:

Në këtë faqe mund të lexoni online librin “Tregime të Moçme Shqiptare” nga Mitrush Kuteli:

Një tjetër link:

Një tjetër portal i cili i është përkushtuar totalisht gjuhës shqipe është edhe shkenca.org në brendësi të së cilës mund të gjeni edhe fjalorin e gjuhës shqipe me rreth 40,000 fjalë:

Sabir Krasniqi është një tjetër dashamirës i librave i cili në webfaqen e tij personale ka shtuar edhe një kategori të letërsisë nga ku mund të sharkoni shumë libra të autorëve të ndryshëm shqiptarë:

Libraria e Babelit është një faqe e re mjaft e pasur me letërsi klasike dhe moderne. Këtu do të gjeni libra shqip apo anglisht, të cilët mund të shkarkohen në formate të ndryshme, por për ta bërë këtë do t’ju duhet të kyçeni me llogarinë tuaj të Facebook. Do t’ju këshillonim që të mos përdornit llogarinë tuaj personale, pasi nuk e dimë se si mund të përdoren informacionet tuaja personale.

Sigurisht që ka pasur më shumë faqe të cilat ofronin tekste shqip online më parë, por këto janë disa prej tyre të cilat vazhdojnë të jenë të aksesueshme. Nëse ju jeni në dijeni të ndonjë faqeje tjetër e cila ofron tekste shqip online, na shkruani dhe ne do ta përfshijmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme