Kujdes me orarin se kur i konsumoni këto ushqime

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi shumë ushqime mund të japin efekte negative nëse ato përdoren në kohën e gabuar. Një renditje të këtyre ushqimeve që konsumohen në kohën e gabuar është publikuar nga “Bright Side”:

1-Bananet
Bananet janë një frut mjaft i mirë për të nisur mëngjesin. Megjithatë nëse ato konsumohen me stomakun bosh do të shkaktonin ulje të energjisë suaj. Ato duhen ngrënë në orën 10 të paradites dhe jo në orën 8.

2-Kafja
Një filxhan kafe është i nevojshme për të nisur ditën, por është i dëmshëm nëse përdoret në orët e para të mëngjesit. Diçka e tillë ndodh sepse trupi prodhon kortizol pasi ju zgjoheni dhe ky proces nuk duhet prishur.

3-Orizi
Orizi është më i shëndetshëm nëse përdoret në drekë sepse metabolizmi juaj funksionon me shpejt në ato orë.

4-Sheqeri
Ndonëse duhet të qëndroni gjithnjë larg sheqerit dhe ushqimeve që e përmbajnë, ndonjëherë nuk mund ti rezistoni tundimit. Ato duhen përdorur pas vaktit të të ngrënit.

5-Qumështi
Shumica e njerëzve e nisin ditën me një gotë qumësht në mëngjes, por ai është i vështirë për t’u tretur në orët e para të ditës. Do të ishte më e shëndetshme nëse përdoret në mbrëmje përpara se të flini.

6-Mishi
Mishi është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe vitaminës B, por e rëndon sistemin tuaj tretës. Prandaj është e nevojshme të mënjanoni përdorimin e tij përpara mbrëmjes. Mishi duhet ngrënë 3 orë përpara se ju të shtriheni për të fjetur.

7-Arrat
Arrat përmbajnë kalori dhe yndyrna të nevojshme për trupin e njeriut, por nëse i përdorni më tepër seç duhet do të shkaktonin probleme të tretjes dhe do prishte regjimin e gjumit. Ato duhen përdorur në mëngjes ose midis vakteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme