Kujdesi i lëkurës dhe trupit: Si i ndryshoi pandemia zakonet tona

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Si shumë zakone të tjera, edhe kujdesi ynë ndaj vetes mund të ketë ndryshuar si pasojë e pandemisë. Bukuria nuk ka të bëjë vetëm me të dukurin mirë, por edhe me t’u ndjerit mirë, siç thekson edhe një raport i fundit i McKinsey, një kompani konsulence. Ne jemi duke blerë më shumë produkte që mbështesin nevojën tonë për kënaqësi të thjeshta dhe kujdes ndaj vetes.

Në mars, fill sapo Franca u fut në izolim, shitjet e sapunëve të shtrenjtë u rritën me 800%. Në Zalando(e-commerce), u vu re një rritje në shitjen e produkteve të aromaterapisë dhe detoks. Për më tepër, shitjet e produkteve të lëkurës, thonjve dhe kujdesit të flokëve u rritën me 300%.

Nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Në vitin 2001, Leonard Lauder, djali i Estée Lauder, shpiku termin “Indeksi i buzëkuqëve” pas rritjes së shitjeve të buzëkuqëve një muaj pas 11 shtatorit. Edhe në kohërat më të vështira dhe më të pasigurta, disa produkte luksoze e gjejnë rrugën për të përfunduar në shportën tonë. 

Alibaba raportoi se shitjet u rritën me 150% në sektorin e produkteve për sytë. A mos është vallë koha për “Indeksin e rimelit”?

Sigurisht që ka rëndësi edhe fakti që sektori i bukurisë është një nga sektorët më të përballueshëm. Nëse një fustan i shtrenjtë ose një model atletesh mund të jenë të papërshtatshme gjatë kësaj kohe, për një krem për fytyrën ose një hidratues është krejt e kundërta.

Të ngjashme