Kur konsiderohet flirtimi tradhti?

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 00:45 | Nga Ekonomia Online

Çdo njeri që është në lidhje në ndonjë fazë të jetës do të dyshojë pak në besnikërinë e partnerit.

Por, ditëve të sotme çfarë konsiderohet si tradhti?

Nëse jeni duke menduar se a po reagoni së tepërmi nëse partneri po flirton me dikë tjetër, atëherë kemi disa përgjigje për ju.

Ekspertja e lidhjeve, Maria Sullivan, ka shpjeguar se a është apo jo flirtimi gjë e keqe.

“Nëse flirtimi fillon t’ju konsumojë shumë kohë dhe jua largon vëmendjen nga partnerja, atëherë këtë çështje duhet ta diskutoni”, thotë ajo.

Një diskutim i tillë do t’ju sjell përfitime që të dyve sepse në fund asnjëri nuk dëshironi të mbeteni në një lidhje të njëanshme dhe të shpërqendruar.

Nëse në lidhjen aktuale nuk ndiheni të kënaqur krejtësisht, flirtimi mund të jetë shenjë e dëshirave të fshehura dhe diçka që duhet ta keni në konsideratë.

Pra, komunikimi do t’jua mundësojë që të dyve që të kuptoni se çfarë është duke funksionuar e çfarë jo.

Megjithatë, çfarë ndodh nëse jeni duke flirtuar me një person tjetër, a duhet t’i tregoni partneres?

Sipas ekspertes, nuk është nevoja ta diskutoni këtë çështje.

Ekspertja nuk beson se ka ndonjë gjë të gabuar me flirtimin përderisa është diçka që bëhet për argëtim dhe është pjesë e personalitet tuaj.

Por, ajo thotë se duhet të siguroheni që t’i mbani gjërat miqësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme