Kura me lëng majdanozi për pastrimin rrënjësor të veshkave

Prishtinë | 18 Mar 2023 | 07:32 | Nga Ekonomia Online

Tufat me ngjyrë të ndezur të majdanozit janë ndjellëse dhe plot vlera për çdo lëng me bazë perimesh dhe frutash që ofrojnë energji, vitamina dhe minerale për organizmin.

Lëngu i majdanozit mund të pihet veçmas ose të kombinohet me lëngje të tjera të freskëta si atë të mollës, portokallit e të tjera që janë bujare në vlera ushqimore dhe shëndetësore.

Një gotë e mbushur në gjysmë me majdanoz të freskët ofron 30 ml lëng.

Përfitimet e vitaminës A

Vitamina A është thelbësore për shëndetin e zemrës, mushkërisë dhe veshkave. Ajo luan rol thelbësor në mirëqenien e syve dhe mbron ngjyrën e retinës.

Një racion prej 30 ml lëng majdanozi plotëson 14% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për meshkujt, 18% të dozës së nevojshme për femrat, 16 për qind për femrat shtatzënë dhe 10% për nënat lehonë.

Përfitimet e vitaminës C

Vitamina C tretet në ujë, ndaj ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në trup, sidomos pas faktit që një pjesë e madhe e saj largohet nëpërmjet urinimit.

Kjo vitaminë thelbësore ndihmon në riparimin e dëmeve në organizëm, prodhon kolagjen për enët e gjakut dhe lëkurën, por edhe përshpejton shërimin e plagëve.

Vitamina C shërben si antioksidant, duke mbrojtur trupin nga radikalet e lira dhe toksinat mjedisore.

Në një sasi prej 30 ml lëng majdanozi, gjenden 40 miligramë vitaminë C që plotëson 45% të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 50% të asaj për femrat.

Femrat shtatzënë dhe nënat lehonë kanë nevojë për më shumë vitaminë C.

E njëjta sasi lëngu ofron 47% dhe 33% të dozave të rekomanduara të kësaj vitamine për këtë kategori.

Pirja e duhanit pakëson sasitë e vitaminës C ndaj duhanpirësit kanë nevojë për shumë vitaminë.

Përfitimet e vitaminës K

Vitamina K që gjendet me bollëk tek barishtet dhe tek majdanozi e mbron organizmin nga mpiksjet e gjakut. Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë gjakderdhje, ose vështirësi në rimëkëmbjen nga lëndimet dhe plagët.

Vitamina K bashkëshoqërohet me kalciumin për mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve. Në 30 ml lëng majdanozi gjenden 492 mikrogramë të vitaminës K, shumë më tepër se sasia e rekomanduar e kësaj vitamine për femrat dhe meshkujt.

Përfitimet e folatit

Folati, pjesë e grupit të vitaminave B, ndihmon me funksionet e qelizave dhe indeve. Ai ndihmon organizmin të prodhojë proteinë, qeliza të kuqe të gjakut dhe ADN-në.

Ajo pakëson rrezikun e shfaqjes së anemisë në rastet kur nivelet e hekurit në gjak janë të ulëta.

Folati është i nevojshëm për të pakësuar rrezikun e defekteve në lindje. Në 30 ml lëng majdanozi gjenden 46 mikrogram folat, ose 11.5% të dozës së rekomanduar ditore për meshkujt dhe femrat dhe mbi 9% të dozës ditore për femrat shtatzënë dhe nënat lehonë.

Përdorimi i kurës me lëng majdanozi

Për të përfituar nga kjo kurë mjafton të konsumoni çdo ditë gjysmë gote me lëng majdanozi. Provojeni për 20 ditë dhe organizmi juaj do të jetë më i lehtësuar.

Të ngjashme