Kush e parandalon diabetin?

Prishtinë | 27 Jan 2024 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Kikirikët përveçse janë të shijshëm e shumë të popullarizuar kanë edhe shumë përfitime shëndetësore.

Përfitimet prej këtij fruti përfshijnë parandalimin e diabetit, ndihmojnë në parandalimin e krijimit të gurëve të tëmthit, rrisin kujtesën, ndihmojnë në parandalimin e depresionit, humbjen e peshës e shumë të tjera.

Por kikirikët janë shumë të mirë për të parandaluar diabetin për këto arsye:

Forma më e zakonshme e diabetit te të rriturit është ai i tipit 2 që karakterizohet nga niveli i ulët i ndjeshmërisë ose sekrecionit të ulët.

Dhe mënyra më e mirë është që të parandalohet në radhë të parë.

Mënyra se si kikirikët ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundje është përmes disa mënyrave: përmbajtja e ulët e karbohidrateve dhe sheqerit, por edhe për shkak të pranisë së manganit.

Mangani nxit metabolizmin e yndyrës dhe karbohidrateve, duke lejuar më shumë glukozë të hyjnë në qelizat e muskujve dhe të mëlçisë, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. Këto kushte janë ideale për mbajtjen e ndjeshmërisë së insulinës dhe ruajtjen e funksionit normal për vitet që vijnë.

Magnezi ndihmon metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrnave, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Këto kushte janë ideale për mbajtjen e insulinës në nivel dhe ruajtjen e funksionit normal për vitet që vijnë.

Të ngjashme