Ky është paralajmërimi i fundit nga mjekët për trajtimin e ciklit menstual

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Mjekët britanikë janë duke paralajmëruar gratë që të mos praktikojnë këshillat e tilla siç janë vendosja e majdanozit në pjesët intime, për të përshpejtuar periodat e tyre.

Sugjerimi i çuditshëm për vendosje majdanozi në vaginë, ishte bërë nga revista e grave Marie Claire së bashku me rekomandimet e tjera duke përdorur ushqim, pije dhe stërvitje, njofton Klan Kosova.

Gratë mund të duan të bëjnë periodat e tyre të vijë më shpejt si duke tentuar ta kontrollojnë ciklin e tyre përpara një festë apo ngjarje të veçantë.

Sipas artikullit, majdanoz është një emmenagogë – një substancë që rrit rrjedhjen menstruale – e cila mund të ‘zbutë qafën e mitrës dhe të nivelojë pabarazitë hormonale’.

Por mjekët u kanë bërë thirrje grave të mos vendosin kurrë perime në vaginë, pasi kjo mund të çojë në rreziqe shëndetësore – duke përfshirë potencialisht vdekjen.

Marie Clare tani ka kërkuar falje për artikullin duke e cilësuar si rekomandim të gabueshëm, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme