Lajm i mirë për ata që mbajnë qen në shtëpi

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

A keni nevojë për një arsye të fortë për ta blerë një qen? Si mendoni, nëse ju themi që mbajtja e qenit jua ul rrezikun nga vdekja e hershme?

“Sipas analizës tonë, mbajtja e qenit ofron mbrojtje nga vdekja për çfarëdo arsye”, tha Dr.Caroline Kramer, endokrinologe dhe autore kryesore e studimit të ri, i cili ka përfshirë të dhëna dhe hulumtime të gati 70 vjetëve, shkruan CNN.

Shqyrtimi i përfitimeve shëndetësore nga mbajtja e qenit përfshiu rreth katër milionë njerëz nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Skandinavia, Zelanda e Re, Australia dhe Britania e Madhe.

“Mbajtja e qenit është e lidhur me zvogëlim prej 24 për qind të të gjitha shkaqeve të vdekjes”, tha Kramer, profesoreshë e endokrinologjisë dhe metabolizmit në Universitetin e Torontos.

Si duket, mbajtja e qenit është edhe më e dobishme për personat që kanë pësuar sulm në zemër. Sipas këtij studimi, ata që mbajnë qen dhe që kanë pësuar sulm janë 31 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja prej sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndryshe, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sulmi në zemër është shkaktari kryesor i vdekjeve në nivel global.

Të ngjashme