Lakra jeshile lufton kancerin

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Përveç që sigurojnë ‘kamionë’ me vitamina në trupin e njeriut, lakra jeshile përmban edhe disa glukozinolate duke përfshirë glucobrasicin, glucorafanin dhe sinigrin.

Kur hani lakër jeshiile, këta përbërës konvertohen në isotiocianate në traktin tuaj të tretjes.

Një numër i madh i provave thonë se izotiocianat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe në disa raste edhe të zvogëlojnë rritjen e tumoreve kanceroze.

Izotiocianatet punojnë me magjinë e tyre kundër kancerit duke eliminuar kancerogjene të mundshme nga trupi, mbrojnë dëmtimin e ADN-së dhe stimulojnë vetëshkatërrimin e qelizave kancerogjene.

Shumica e studimeve që lidhen me isotiocianatet tregojnë se lakra jeshile ndihmon të luftohet kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i gjirit.

Por ka gjithashtu dëshmi se lakra jeshile dhe ushqimet e tjera që përmbajnë glukozinolate mund të sigurojnë gjithashtu mbrojtje kundër kancerit të prostatës, kancerit të vezoreve dhe kancerit të fshikëzës.

Të ngjashme