Largoni erërat e këqija nga kuzhina me limon

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 20:00 | Nga

Nuk duhet vënë në dyshim fakti se limoni sjell përfitime të ndryshme shëndetësore dhe përdoret në shumë gjëra tjera.

Aroma që përmban i jep shije të mahnitshme ushqimeve dhe pijeve të ndryshme, e përmirëson shëndetin e zemrës dhe mund ti trajtojë sëmundjet e ndryshme të lëkurës dhe infeksionet e shkaktuara nga bakteret dhe mikrobet.

Sidoqoftë, në këtë artikull do të mësoni një truk të jashtëzakonshëm me limon i cili do t’ju ndihmojë ti largoni erërat e këqija nga kuzhina dhe ti eliminoni bakteret dhe mikrobet.

Fillimisht duhet ta preni limonin në katër pjesë, por jo në fund sepse nuk duhet të ndahet. Vendosni pak kripë në pjesët e prera dhe lëreni limonin në mes të kuzhinës. Ky truk do ti neutralizojë erërat e këqija dhe do ti jep aromë të mahnitshme dhe freskuese kuzhinës.

Veç kësaj, aroma e limonit do ti eliminojë edhe bakteret dhe mikrobet.

Për dezinfektimin e tërë zonës mund ta përgatitni një dezinfektues natyral duke e kombinuar lëngun e tri limonëve, sapunin dhe pak kripë në një shishe uji.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme