LED dritat e “mençura” rrugore të qyteteve mund të vrojtojnë fshehurazi

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 13:33 | Nga

Dritat e rrugëve janë dizajnuar për ta bërë jetën urbane më të lehtë, por edhe më të sigurt.

Ndërsa e ndriçojnë ecjen tuaj për në shtëpi ose vrapimin nëpër park, dritat e rrugëve janë qetësuese, pavarësisht nëse e parandalojnë krimin apo jo. LED dritat moderne që po i zëvendësojnë në mënyrë progresive modelet më të vjetra dhe jostabile në një numër qytetesh amerikane mund të jenë një zhvillim i mirëpritur, pasi ato e përmirësojnë efikasitetin energjetik të rrjetit, shkruan Koha Ditore.

Megjithatë, përhapja e një gjenerate të re të dritave të rrugëve mund të ketë edhe pasoja të tjera më pak të pëlqyeshme – duke e përfshirë një rritje në vëzhgimin e fshehtë elektronik.

LED dritat që i mbulojnë rrugët e Baltimore, San Diego, Kansas City mes shumë të tjerëve nuk janë të dizajnuara për vëzhgim. Por mënyrat në të cilat ato janë të pozicionuara dhe të lidhura, i bëjnë ato një objektiv ideal për bashkëngjitjen e kamerave, mikrofonave dhe pajisjeve të tjera të tilla. Ky nuk është vetëm një rrezik – kamerat e fshehura tashmë janë gjetur në këto ndriçime më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme