Lëkurë të shëndetshme përmes ushqimeve

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Ka disa mënyra në të cilat ushqimet mund të ndikojnë në lëkurën tuaj, duke ju mbrojtur kundër rrudhave, djegieve nga dielli dhe kancerit të lëkurës.

Por, shumica e mekanizmave kanë të bëjnë me antioksidantët, komponime ant-plakje në ushqime që luftojnë dëme të lëkurës në mënyra të ndryshme.

Për shembull, karotenoidet janë antioksidantë që japin pigment frutave dhe perimeve ngjyrë portokalli dhe të kuqe. Ato së bashku me polifenole si EGCG në çaj jeshil, resveratrol në rrush të kuq dhe acidi ellagik në manaferra, ofrojnë mbrojtje natyrale ndaj diellit.

Karotenoidet dhe polifenolet grumbullohen në lëkurë dhe thithin rrezet e diellit me gjatësi vale të ndryshme. Por, përfitimet e lëkurës nga këto komponime natyrore janë kryesisht për shkak të aktivitetit të tyre antioksidues. Së bashku me antioksidantë si vitamina C dhe vitamina E, ato mbrojnë nga dëmtimi i radikaleve të lira ndaj qelizave që prodhohen nga rrezet UV të diellit, të cilat mund të shkaktojnë plakjen e lëkurës.

Kur antioksidantët ndalojnë radikalet e lira, ato gjithashtu parandalojnë dëmtimin e ADN-së, duke ulur mutacionet dhe duke ulur rrezikun e kancerit të lëkurës.

Ato gjithashtu kanë efekte anti-inflamatore të cilat mbrojnë nga djegiet nga dielli.

Të ngjashme