Lëngjet që kanë Vitaminë C dhe benefitet e saj

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.

Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi dhe qelize në organizëm.

Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, përthithjen e hekurit, forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e kockave.

Vitamina C neutralizon radikalet e lira të cilat shkaktojnë inflamacion dhe dëme të shumta në organizëm.

Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme.

Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve.

Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike.

Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute.

Lëngjet e frutave më të pasura me Vitaminë C

Ekspertët thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine.

Përveç Vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.

Lëngjet e agrumeve

Agrumet janë ndër frutat më të pasura me Vitaminë C.

Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë Vitaminë C.

E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C.

Lëngjet e tjera të frutave

Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C.

Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C.

Lëngu i perimeve

Perimet janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme.

Një lëng perimesh i përzier ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karotës ofron 20 miligramë vitaminë C.

Dozat e nevojshme ditore të Vitaminës C

Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve.

Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë.

Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C.

Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur./agroweb/

Të ngjashme