Lëvizshmëria e pjesës së poshtme të shpinës, shumë e rëndësishme për shëndetin

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Nga lidhja e këpucëve e deri tek ngjitja e shkallëve apo argëtimi duke luajtur me fëmijë apo kafshë shtëpiake, lëvizshmëria e pjesës së poshtme të shpinës luan rol të rëndësishëm në jetën tuaj të përditshme, ani pse është një aktivitet që shpesh merret si i mirëqenë.

Prandaj ekspertët shëndetësorë ua propozojnë disa mënyra për të bërë lëvizjen e pjesës së poshtme të shpinës, një aktivitet themelor në jetën tuaj të përditshme.

Mos harroni se kufizimet në lëvizjen e pjesës së poshtme të shpinës mund të shkaktojnë dëme diku tjetër, si dhe mund të kontribuojnë në probleme degjenerative, si artriti apo hollimi i diskut, ka deklaruar mjeku dhe terapeutisti fizik, Brad Whitley.

Ngarkimi i peshës së trupit dhe kompensimi i aktiviteteve të rënda fizike në shtyllën kurrizore ose në brezin e ijëve, gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje dhe deformim të pjesës së poshtme të shpinës.

Në një video të fundit të publikuar në faqen qendrës terapeutike “Bespoke Treatments” në Instagram, Dr. Brad Whitley i demonstron katër lëvizje të përkuljes dhe lëvizjes me bazë rrotulluese, të krijuara për të ndihmuar në përmirësimin e lëvizshmërisë së pjesës së poshtme të shpinës, si dhe parandalimin e këtyre efekteve anësore negative.

Dhe për fund, mos harroni ta dëgjoni trupin tuaj dhe të ndaloni nëse jeni duke përjetuar dhimbje.

Të ngjashme