Lexoni mendjen e njerëzve përmes gjuhës trupore

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Gjuha e trupit është një një ndër elementët më të rëndësishëm në të folurën e secilit nga ne. prania e saj në një bisedë ka një rol të rëndësishëm pasi na ndihmon për të kuptuar mendimin e personit që kemi përballë.

Në një takim ju mund të flisni për tema të ndryshme me një shoqe apo një mik, mund të flisni për humbje në peshë, për fejesë, martesë apo për ndonjë marrëdhënie specifike me pjestarët e familjes.

Eksperti i gjuhës trupore, Australian Allan Pease, ka shkruar një libër të titulluar “Trupi i Gjuhës: Si t’i lexoni mendimet e të tjerëve nga gjestet e tyre”.

Më poshtë do të lexoni disa nga shprehitë më të shpeshta të gjuhës së trupit:

Gishtat në gojë ose pranë saj

Bashkëbiseduesi ka nevojë për ndihmë sepse është në depresion. Pa vetëdije, dëshiron të kthehet në një të kaluar pa shqetësime, ose më mirë  në fëmijëri, në mbrojtjen dhe kujdesin e nënës, kur nuk kishte probleme të përditshme apo strese.

Mbështet kokën në duart e tij

Ky gjest tregon mërzinë. Nëse bashkëbiseduesi është i pozicionuar në këtë mënyrë, do të bënit më mirë t’i jepnit fund historisë që jeni duke treguar; ndoshta nuk është aq interesante sa mendoni. Gjithashtu, kjo tregon se personi me të cilin po flisni do të preferonte më mirë heshtjen se sa të dëgjonte historinë që ju po tregoni.

Mban kokën me pëllëmbën e dorës, ose ka zënë sytë me pëllëmbën e dorës

Kujdes, ju jeni përballë një testi! Dhe rezultati është pozitiv në rastin kur dëgjuesi po ju sheh në sy dhe po e dëgjon me vëmendje atë që ju po thoni. Nëse ai fillon të mbështesë kokën në pëllëmbën e tij, apo nuk po ju sheh fare në sy por i ka mbulur sytë me pëllëmbën e tij, tregon qartë se i ka humbur durimi dhe po harxhon kohën kot me ty.

Përkëdhel mjekrën

Nëse jeni përballë një personi, le të themi gjatë një interviste pune, nëse ju po mbani një fjalim të këndshëm dhe jeni të pritje të një vendimi, nëse vini re se personi përballë jush është futur në mendime dhe po përkedhel mjekrën e tij, ky gjest do të thotë se shumë shpejt ju do të merrni një përgjigje pozitive.

Prekja e hundës

Mund të jetë një shenjë e padukshme. Ka dy interpretime.

E para: kur një person ka mendime negative, në pavetëdije ai detyrohet të mos i shprehë ato me zë duke mbuluar gojën e tij, dhe kur e lënë nervat fare ai fillon të prekë humben e tij duke shfaqur shenja acarimi.

E dyta: kur një person gënjen, ndjen një peshë faji dhe për këtë arsye fillon të shfaqë shenja humbje kontrolli kur në shumicën e rasteve shfaqen prekje të hundës.

Prekje, ose kruajtjen e veshit

Bashkëbiseduesi po përpiqet të shkëputet nga fjalët ose bisedimi që ju po bëni. Për të shfaqur shenja që ju po e mërzisni me ato që po thoni, ai fillon të shfaqë shenja sikur po mbyllë veshët, ose kruan veshët duke treguar qartë se po mërzitet nga ato që po thoni apo nga prezenca juaj. Personi tjetër përpiqet të izolojë veten nga fjalimi, ose ai po mundohet të gjejë “1 milion” arsye që biseda të marrë fund.

Të ngjashme