Lindjet para kohe mund të ndodhin nëse jetoni në qytet

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët theksuan se banimi buzë rrugëve kryesore nxit lindjen para kohe. E përditshmja britanike “The Telegraph” njofton se studiuesit e Okayama Graduate School of Medicine pohuan se gratë shtatzëna, të cilat jetojnë 200m larg rrugës kryesore, rrezikohen 50% më shumë të lindin para javës së 37-të.

Krahas kësaj, në studimin ku përfshihen më shumë se 14 mijë lindje, thuhet se risku i lindjes para javës së 32-të është 60 % ndërsa para javës së 28 risku rritet deri në 80%.

Specialistët japonezë mendojnë se pas kësaj rritjeje qëndron ajri i ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i lindjes para kohe shfaqet para fillimit të javës së 37-të.

Në Angli dhe shtete tjera të zhvilluara shumica e fëmijëve të porsalindur janë të shëndetshëm pavarësisht se lindin disa javë më parë.

Sa më herët të lindë fëmija aq më e ulët është mundësia e jetesës. Mesatarja e jetesës në javën e 27-të është 55-80 %, në vartësi të peshës së fëmijës. Fëmijët premature kalojnë probleme shëndetësore afatgjata.

Vitin e kaluar në Angli janë regjistruar 36 mijë lindje premature. Në studimin e realizuar gjatë viteve 1997-2008 në qytetin Shizuoka, me një popullsi prej 700 mijë banorësh, studiuesit analizuan 14 mijë e 226 persona që bënë lindje normale.

Grupi kërkues fiksoi në hartë shtëpitë e nënave për të parë lidhjen me rrugët kryesore. Në fund bënë të ditur se 15 % e grave që kishin jetuar 200m larg rrugës kryesore kishin lindur para javës së 37-të./Start/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme