Lion: Paradë vallëzimi për paqe

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 15:45 | Nga

Rreth 250 mijë njerëz dolën për të parë edicionin e 18-të të paradës së “Bienaleve de la Danse” në qytetin francez të Lionit.

Njëra nga pikat kryesore të këtij festivali që do të vazhdojë të mbahet deri në fund të muajit është paqja.

Latifa ibn Ziaten krijoi një shoqatë për paqe pasi djali i saj u vra nga Mohammed Merah., transmeton Klan Kosova.

E nominuar për Çmimin Nobel të Paqës, ajo është ndrikulli i paradës, ndërsa ish kampioni i futbollit francez dhe aktivisti anti-racizëm Lilian Thuram është kumbari.

“Është e mahnitshme, unë jam në të vërtetë një futbollist, por kjo është më mirë se një ndeshje futbolli, ka shumë njerëz, është e jashtëzakonshme. Për të gjithë kërcimtarët ka qenë një vit i tërë përgatitjesh, të shtunave pasdite, provave”, u shpreh Thuram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme