Llojet më të shpeshta të alergjive

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 07:52 | Nga Ekonomia Online

Qumështi

Alergjia nga proteinat e qumështit të lopës është e zakonshme në fëmijë dhe prek rreth 2.5 % të gjithë fëmijëve. Këta fëmijë shpesh kanë alergji edhe ndaj çdo lloj qumështi tjetër, siç është ai i dhisë apo i deles. Mbi 10 % e fëmijëve me alergji nga qumështi i lopës janë alergjikë edhe ndaj mishit.

Veza

Alergjia nga veza është alergjia më e shpeshtë në fëmijë dhe prek 2.5 % të fëmijëve në fëmijërinë e hershme. Fëmija mund të jetë alergjik ndaj të gjithë komponentëve të vezës, ose vetëm të bardhës apo të verdhës. Duhet që veza dhe gjithë produktet që e përmbajnë të përjashtohen nga dieta.

Soja

Soja është një perime e ngjashme me kikirikun, megjithëse një reaksion i kryqëzuar ndaj të dyjave mund të ndodhë rrallë. Alergja ndaj sojës haset në rreth 0.3% të fëmijëve dhe zhduket në fëmijërinë e hershme dhe rrallë është jetë kërcënuese. Meqë është një alergji e shpeshtë në fëmijë, edhe me alergji ndaj qumështit të lopës, rekomandohet qumësht me proteina të hidrolizuara.

Gluteni (gruri)

Fëmijët dhe të rriturit mund të shfaqin variante të ndryshme të reaksioneve imunologjike ndaj glutenit, por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë vërtet alergjikë. Fëmijët alergjikë ndaj glutenit rrallë janë alergjikë edhe ndaj drithërave të tjera (orizit, elbit, tërshërës). Prandaj, ushqyerja me ushqime të forta këshillohet të niset me drithëra pa gluten.

Kikiriku

Alergjia nga kikiriku haset në rreth 0.6% të popullatës dhe është një formë e rëndë e alergjisë ushqimore që mund të shkaktojë edhe humbjen e jetës, sidomos në fëmijët me astmë. Mund të largohet rrallë me rritjen e moshës (vetëm në 20% të rasteve), duke e bërë atë një nga format më të shpeshta të alergjive ushqimore në të rritur.

Arra

Alergjia nga arra haset në rreth 0.5 % të njerëzve, është e rëndë kur ndodh dhe nuk largohet me rritjen e moshës tek fëmijët. Nqs fëmija është alergjik ndaj arrës, mund të jetë alergjik edhe ndaj bajameve dhe lajthisë.

Produktet e detit

Alergjia ndaj produkteve të detit përfshin si peshkun, edhe guackat. Edhe këto reaksione alergjike janë jetë kërcënuese dhe rrallë largohen me rritjen e fëmijës. Kjo është edhe arsyeja që hasen shpesh në të rritur. Alergjia ndaj një lloj ushqimi deti, rrit mundësinë për të pasur alergji edhe nga produkte të tjera. Në të tilla raste rekomandohet përjashtimi i plotë i këtyre produkteve nga dieta. E njëjta gjë këshillohet edhe në rastin e alergjisë nga peshku. (www.spitaliamerikan.com)

Të ngjashme