Keni lodhje fizike dhe probleme me pagjumësinë?

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Vetëm pak njerëz dinë për të gjitha cilësitë shëruese të këtij çaji. Kjo kokërr e imët është e pasur me fitosterolime, substanca të cilat pastrojnë enët e gjakut dhe pengojnë që kolesterina të absorbohet në trup.

Tërshëra mund të konsumohet në formë qulli, mirëpo mënyra shumë më e thjeshtë është ta zieni si çaj. Ky çaj është i shkëlqyeshëm për forcimin e shëndetit të zemrës dhe të enëve të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut nga infarkti dhe sulmi në tru.

Tërshëra gëzon famën e mjetit të fuqishëm dhe shpëtimtarës për forcimin e sistemit nervor. U rekomandohet të gjithë atyre të cilët vuajnë nga pagjumësia, lodhja fizike, ankthi dhe depresioni.

Mikroelementët dhe flavonoidet me të cilat janë të pasura, forcojnë sistemin e imunitetit. Çaji i tërshërës u rekomandohet të gjithë atyre që vuajnë nga ekzema, kanë lëkurë të ndjeshme apo ndjenjë kruarje intensive.

Përgatitja: 5 lugë tërshërë njomini në një litër ujë të ftohtë dhe nxeheni ngadalë derisa të vlojë, shkruan noa. Lëreni të vlojë 5 minuta dhe pastaj të ftohet. Sipas dëshirës ëmbëlsojeni me pak mjaltë dhe konsumojeni gjatë ditës në vend të ujit, Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme