Luftoni gripet me çaj xhenxhefili

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 21:03 | Nga

Shumica e njerëzve e përdorin xhenxhefilin në rast të ndonjë ftohje apo gripi. Krejt kjo, pasi përbërësit që ndodhen në xhenxhefil ndihmojnë lehtësimin e këtyre sëmundjeve në mënyrë natyrale.

Por si realisht të përdorni xhenxhefilin për të lehtësuar këto simptoma?

Çaj xhenxhefili

Kjo mund të jetë mënyra më e lehtë për të përdorur xhenxhefilin për të lehtësuar kollën dhe për të kaluar më lehtë ftohjen. Ju duhen 10 gramë të xhenxhefilit të cilin duhet ta preni në copëza të vogla. Vendosni ato në ujë (në sasinë prej një filxhani) dhe lëreni të ziejë. Më pas lëreni të ftohet dhe konsumoni atë të paktën dy herë në ditë. Kjo recetë është e preferueshme edhe për fëmijë. Xhenxhefilin përdoreni në dietën tuaj të përditshme, që do të ju japë shumë përfitime shëndetësore.

Xhenxhefil, lëng limoni dhe mjaltë

Ky është një kombinim shumë i fuqishëm. Ju duhet 3 pjesë të xhenxhefilit të freskët, që janë të prera me kujdes. Në një tenxhere, vendosni copat, gjysmë filxhani lëng limoni, 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy filxhanë ujë të valuar. Përzieni mirë dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Përzieni më pas, dhe përdoreni këtë pije për të lehtësuar ftohjen.

Xhenxhefili dhe kanella

Kanella ka aftësi antibakteriale që u ndihmon të luftoni viruset në trupin tuaj. Poashtu, ndihmon dhe qetëson dhimbjet e fytit, ashtu si edhe dezinfekton atë duke lehtësuar kështu simptomat e një ftohje të zakonshme në stinën e dimrit.

Përzieni gjysmë luge çaji kanellë me xhenxhefil dhe çaj me limon e mjaltë. Përzieni mirë dhe konsumojeni atë sipas dëshirës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme