“Magjia” e hudhrës: Me 12 thelpinj largoni peshën e tepërt

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.

Një problem ky, nga i cili miliona njerëz në botë, përfshirë pa dyshim dhe Shqipërinë përballin sfida dhe vështirësi të ndryshme shëndetësore.

Padyshim dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme por prania e saj në organizëm më shumë se sa e sikletshme është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

Më poshtë do gjeni një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përgatitja e Kurës me Hudhra

Përbërësit

12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta Përgatisni

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

AgroWeb.org ju udhëzon të shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

AgroWeb.org ju këshillon që ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta Konsumoni këtë Kurë

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.

Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim

Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu.

Të ngjashme