Mariah Carey paditet nga ish-dadoja

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Krishtlindja e mrekullueshme e Mariah Carey është prishur nga një padi e re nga një ish-dado.

Derisa superylli i popit po festonte pozitën nr. 1 për këngët e Krishtlindjeve në Amerikë dhe video-klipin e ri ku paraqiten yje të ndryshme për hitin e saj All I Want For Christmas is You, ajo është përmendur në dokumentet e reja ligjore të paraqitura nga një grua me emrin Maria Burgues, e cila pretendon se ka punuar për këngëtaren nga fundi i vitit 2017 deri në fillim të vitit 2018.

Në dokumente, të siguruara nga TMZ-ja, paditësja pretendon se ajo fluturoi në të gjithë botën si dado e Mariah për binjakët e saj, Monroe dhe Moroccan, por nuk ishte paguar sa duhet, shkruan KOHA Ditore. Ajo gjithashtu pretendon se Carey dhe ndihmësit e saj nuk do ta lejonin të bënte pushime të kërkuara për pauza dhe ngrënie, edhe pse kishte punuar pandërprerë për yllin.

Burgues, gjithashtu, pretendon se një nga truprojat e Mariah e trajtoi atë tmerrësisht dhe kur ajo u ankua për të u pushua nga puna.

Paditësja po i kërkon pagat për të cilat pretendon se i detyrohen, si dhe dëmshpërblimet.

Një përfaqësues i Mariah tha për TMZ-në, “Ky është një pretendim juridikisht dhe faktikisht i pabazë që do të mbrohet me forcë”.

Të ngjashme