Marrëdhëniet me njerëz modelohen që në fëmijëri

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 07:17 | Nga Ekonomia Online

Shumë gjëra ndodhin në jetë – ndryshime të karrierës, martesa, divorce, lindje, vdekje, etj, etj, për të mos përmendur të gjitha, por fëmijëria paraqet një bazë të rëndësishme që mund të zgjasë gjithë jetës.

Një studim i gjatë, dhjetra-vjeçar, i publikuar në në shtator 2016 në ‘Shkenca e Psikologjisë’ konstaton se, njerëzit që janë rritur në familje ku marrëdhëniet kanë qenë të mira dhe të ngrohta kanë lidhje të forta me partneret e tyre, fëmijët, miqtë dhe të afërt edhe në pleqërinë e vonë.

Ky studim i Universitetit të Harvardit, që u shtri në 8 dekada, që në fillim të vitit 1938, filloi me regjistrimin e studentëve meshkuj në Harvardit dhe adoleshentëve e të rinjve meshkuj që jetonin qytetit Bostonit me intervistat e gjata për ta vlersuar cilësinë e mjediseve familjare të tyre si fëmijë.

Studiues të tjerë pastaj i intervistuan për të vlerësuar suksesin dhe aftësinë e tyre për të menaxhuar emocionet negative. Në vitet më të fundit, bashkë-autorët Robert Waldinger, psikiatër në Harvard Medical School dhe Marc Schulz, psikolog në Bryn Maër College, kryen intervista të thella me këta burra, tani në të ’80 e tyre, për të përcaktuar nivelin e tyre të lidhjes me partnerët dhe miqtë e tyre.

Ëaldinger dhe Schulz konstatuan se, pavarësisht nga gjendja socio-ekonomike, burrat e rritur në mjedise të ngrohta familjare, kishin përdorur strategji të shëndetshme për të menaxhuar emocionet e tyre negative në jetën e mesme dhe gjithashtu kishin mardhënie shumë të mira me partnerët e tyre deri në fund të jetës.

Këto rezultate sugjerojnë fort se mjedisi ynë i fëmijërisë ndikon në marrëdhëniet tona, jo vetëm në moshën e rritur e hershme, por për pjesën tjetër të jetës sonë.

Mjediset familjare me të vërtetë kanë një ndikim për një periudhë të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme