Maska me niseshte për flokë të yndyrshëm

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Niseshteja e misrit ka një sërë përdorimesh fantastike në kuzhinë. Megjithatë, përfitimet e niseshtesë së misrit shkojnë dhe përtej kuzhinës.

Ky produkt ofron përfitime të shumta edhe për shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Ajo bën mirë për djersitjen e tepërt, eliminon njolla e errëta, largon irritimin e lëkurës, djegien dhe kruarjen.

Nishesteja e misrit është një burim i mirë i hekurit, fosforit, zinkut dhe kalciumit. Ajo mund të përdoret për trajtimin e flokëve të yndyrshëm.

Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një gote e gjysmë me ujë dhe një luge gjelle me nisheste misri. Këtë përzierje duhet ta zieni për disa minuta, deri sa të bëhet masa homogjene. Pasi të ftohet, vendoseni atë në flokë duke u nisur nga rrënja e deri tek maja.

Mbajeni atë për 30 minuta, dhe pastaj shpëlajeni kokën si zakonisht. Kjo maskë për ta dhënë efektin e duhur, duhet të aplikohet së paku dy herë në javë./ge

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme