Maska natyrale që zbardhin njollat kafe në fytyrë

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë.

Por nga se shkaktohet ky problem aspak estetik? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës.

Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës.

Nëse jeni lodhur me trajtimet e shtrenjta dhe aspak efketive, ju propozojmë dy super maska të cilat mund t’i përdorni në çdo kohë.

Maskë me lëng limoni dhe majdanoz:

Për të realizuar këtë trajtim ju duhen 2 limonë dhe 2 tufa majdanoz. Lani fillimisht me ujë të pastër majdanozin dhe pasi të keni hequr kërcellin ose gjethet e dëmtuara kalojeni në frulator derisa të bëhet një masë kremoze. Këtë masë në trajtë pureje vendoseni në një vazo të vogël qelqi dhe shtoni lëngun e shtrydhur të limonit. Përziejini me njëri-tjetrin dhe më pas aplikojeni në zonat ku keni njolla kafe.

Theksojmë që fytyra duhet të jetë e larë dhe e thatë paraprakisht. Lëreni trajtimin e mësipërm të veprojë për 15-20 minuta dhe në fund lani fytyrën me ujë të vakët. Këshillohet që ky trajtim të bëhet 2 herë në javë dhe natën, pasi acidi citrik që gjendet tek limoni dhe vitamina C mund të ndërveprojnë me rrezet e diellit.

Maskë me karotë dhe vezë:

Kjo është një ndër maskat më efektive, rezultatet e të cilës do t’ju lënë gojëhapur brenda një periudhe shumë të shkurtër. Si veza dhe karota janë të pasura me vitamina esenciale, përbërës me veti antiinflamatore që luftojnë veprimin e radikaleve të lira dhe agjentëve të tjerë të jashtëm në fytyrë, antioksidantë dhe vitamina. Pa harruar edhe beta-karotenin që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit.

Merrni 1 karotë mesatare, qërojeni dhe priteni në kubikë të vegjël. Më pas kalojeni në frulator dhe pasi të jetë bërë si pure shtoni 2 vezët. Vazhdoni përzierjen me dorë derisa masa të bëhet homogjene dhe aplikojeni në gjithë fytyrën. Fillimisht do të ndjeni një efekt shtrëngues, por asgjë për t’u shqetësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme