Maska që ju rinon për 10 vjet

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Me kalimin e viteve nisin të shfaqen lëshime në lëkurë, e posaçërisht në fytyrë. Për këtë, s’keni nevojë të bëni botoks. Kjo është maska që ju ndihmon.

Por, nëse nuk keni mundësi ekonomike për trajtime të kësaj natyre, apo thjesht nuk ju pëlqejnë, dijeni se dhe për ju ka zgjidhje.

Për këtë ju nevojitet një maskë e cila përgatitet lehtësisht në shtëpi dhe që ka vetëm tre përbërës, por që premton rifreskim të fytyrës dhe rinim të saj me 10 vjet.

Për përgatitjen e saj keni nevojë për një të bardhë veze, gjysmë lugë vaj kokosi dhe gjysmë luge lëng limoni.

Fillimisht rrihni të bardhën e vezës deri sa të krijohet një shkumë dhe më pas shtoni dy përbërësit e rinj. Të tre këta përbërës përziejnë mirë, duke krijuar një masë homogjene. Pas kësaj masën e përftuar vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 10- 15 minuta.

Më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë ose me çaj kamomili. Fillimisht këshillohet që ta përdorni dy herë në javë, ndërsa më tej me kalimin e kohës, mund ta përdorni vetëm një herë në javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme