Maska që shërben si botoks, fshin të gjitha rrudhat në pak javë

Prishtinë | 09 Jan 2024 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Me kalimin e viteve lëkura e humbet elasticitetin dhe fillojnë të shfaqen rrudhat e para. Në këtë postim do t’ju paraqesim një maskë të thjeshtë me 4 përbërës që do t’ju vijë në ndihmë në trajtimin e rrudhave dhe problemeve të tjera të fytyrës.

Përbërësit: Kakao pluhur, mjaltë, kanellë, avokado.

Kakao është një përbërës shumë i mirë sepse është i pasur me antioksidues, të cilët përmirësojnë mbrojtjen e kolagjenit. Mjalti i rikthen elasticitetin dhe butësinë lëkurës. Avokado është një nga ushqimet më të mira që luftojnë plakjen dhe ka elementë që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Kanella vepron si një tonik natyral.

Në një tas qelqi hidhni gjysmë kokrre avokado të shtypur, 2 lugë çaji kakao, 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji kanellë. Përzieni të gjithë elementët së bashku dhe aplikojeni maskën në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme. Mbajeni për 25 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Për rezultate të dukshme, aplikojeni maskën 2 herë në javë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme